Konvoi TESLA kalon edhe në Prishtinë
Prishtinë, 20 shtator - Me qëllim të promovimit të inovacionit, ndërmarrësisë si dhe përdorimit të veturave elektrike dhe hibride, prej 18-24 shtator rrugëve të Ballkanit do të kalojë modeli më i famshëm i veturave elektrike Tesla Model S, i cili nga Kroacia deri në Mal të Zi do të përshkojë 2,200 km rrugë.
Idea e konvoit Tesla lindi më 10 korrik 2014, gjatë festimit të ditëlindjes së shkencëtarit të njohur Nikola Tesla, në fshatin Smiljan afër Zarës (Kroaci), ku mbi pesëdhjetë ndërmarrës, investitor dhe të apasionuar pas teknologjisë vendosën për themelimin e The World Tesla Innovative Network, i cili do të shërbejë si akseleratorë global për kompanitë inovative nga regjioni i Ballkanit Perendimorë.
Përveq prezantimit dhe promovimit të Tesla Model S, konvoi TESLA do të shpallë të hapur edhe garën The Next Tesla Thing dhe Design Your Next Tesla Electrical Vehicle, e cila synon ti nxisë bizneset inovative dhe individët që të konkurrojnë me idetë e tyre, duke ofruar investime prej 25 mijë 600 mijë euro për projektet fituese.
Konvoi Tesla do të zbarkojë në Prishtinë, të hënën më 22 shtator në ora 10:30, në oborrin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Gjatë kësaj ceremonie, në të cilën pritet të jetë prezent edhe i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, do të realizohet edhe mbushja me energji elektrike e Tesla Model S, i cili mund të përshkojë deri në 300 km me një mbushje të vetme. Konvoi Tesla, i përbërë edhe nga vetura të tjera eletrike dhe hibride më pas do të qëndrojë në sheshin Zahir Pajaziti deri në ora 13:30, ku edhe do të prezantohet teknologjia me të cilën funksionojnë.
Konvoi Tesla organizohet nga EMKICE-Qendra për Fondet e BE-së dhe Inovacionit, ILUMINE-Qendra për Zhvillim të TIK, SEEUTechPark dhe Innovation Centre Kosovo (ICK).