Kontrollorët e trafikut ajror në Itali në grevë
Romë, 25 shkurt - Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe sot e si pasojë priten anulime apo vonesa të fluturimeve.
Eurocontrol specifikoi se kryesisht aeroportet e Milanos, Romës dhe Brindizit do të preken nga greva.
Ndaj pasagjerët që kanë për të udhëtuar në datën 25 shkurt, ose dhe një
ditë me herët apo më pas, këshillohen që të kontaktojnë kompaninë me të
cilën kanë fluturimin.