Kontratat e reja tё Punёs pёr punёtorёt e Aeroportit, vazhdohen për një vit
Prishtinë, 3 mars - Duke filluar nga pasdita e sё Premtёs datё 01.03.2014, Shёrbimi Burimeve Njerёzore ka shpёrndar Kontrata tё reja tё Punёs pёr punёtorёt e Aeroportit.
Koncesionari i Aeroportit Limak&Aerport de Lyon, sipas informative qё ka Sindikata tё punёsuarёve u janё vazhduar Kontratat e punёs vetёm pёr 1(njё) vit, si dhe u janё zvogluar tё Ardhurat Personale nё lartёsi prej 300 deri nё 50, por njё numri tё madh tё tё punёsuarёve nuk ju janё vazhduar Kontratat e punёs(pra janё larguar nga puna) edhe pse nё mesin e tyre ka punёtorё me pёrvojё pune 30 vjeqare.
Sindikata kёtё veprim tё Menaxhmentit tё Aeroportit e konsideron tepёr shqetёsues,aq mё teper se pёr kёto veprime , sindikata nuk nuk ёshtё informuar fare edhe pse informimi i sindikatёs me kohё ёshtё i parapar me Ligjin e Punёs, Marrveshjёn Kolektive dhe Konventat Ndёrkombёtare.Nё kotekst tё kёsaj kёtё vendim e konsiderojmё tё njёanshёm dhe e kundёrshtojmё fuqishёm.
Sindikata para Koncesionimit me datё 25.01.2010 i ka dorёzuar Qeverisё , Koncesionerit dhe Shёrbimeve tё PPP-sё tё gjitha kёrkesat e punёtorёve dhe ka kёrkuar garanci pёr punёtorёt dhe premtimet publike kanё qenё: Nga Koncesioneri, Qeveria e Kosovёs Ministria e Transportit se nuk do tё ketё as largim tё punёtorёve nga puna po as zvoglim tё tё Ardhurave Personale.
Sindikta ia pёrkujton kёsaj Kompanie, Qeverisё sё Republikёs sё Kosovёs, se gjatё 2011/2014 nё ANP-ё janё punёsuar rreth 300 punёtorё tё ri, pa shpall konkurs publik, njё pjesё e punёtorёve qё kanё kryer punё ndёrtimore nё terminalin e ri, janё transferuar si punёtorё nё Aeroport, ku tani i zevendёsojnё punёtorёt e vjetёr dhe disa para pensionot me pёrvojё pune 5 deri nё 30 vjet .
Koncesonari Limak&de Lyon, gjatё menaxhimit tё kompanisё pёr kёtё periudhё, fatkeqёsisht nuk i ka pёrfill tё drejtat e punёtorёve, nuk ka krijuar raporte partneriteti me sindikatёn, ka pas largime nga puna çak ёshtё larguar nga puna edhe kryetari I sindikatёs pa kurfar baze ligjore.
Sindikata konkludon se jo vetёm tё drejtat e punёs, por janё shkelё edhe rregullat e ILO-sё mbi tё drejtat e njerёzore.
Pёr mbrojtjёn e punёtprёve kemi angazhuar mbrojtёs ligjor, e kemi njohtuar edhe Kryeminstrin e Republikёs sё Kosovёs,jemi nё njohtim e sipёr edhe tё sindikatave ndёrkombёtare me tё cialt bashkёpunojmё.
Apelojmё tek anёatrёsia e sindikatёs, posa t`i marrin vendimet e shkёputjёs sё marrёdhёnjёs sё punёs tё paraqitёn nё zyren e sindikatёs pёr procedim tё mё tutjёshёm tё kundёrshimeve tё tyre.
Sindikata sё bashku me Degёn pёr Komunikacion e Lidhje dhe BSPK-ёn do ta pёrcjellin gjendjёn dhe do tё ndёrmarrin tё gjitha aktivitetet e nevojshme pёr kundёrshtimin e kёtyre vendimeve, pёr largimin masiv tё punёtoreve nga puna.
Kёrkojmё mё ngulm qё menaxhmenti i Aeroportit tё rishqyrton edhe njёher kёto vendime.