23 Dhjetor 2024

Kontrata për privatizimin e PTK-së nënshkruhet deri më 16 qershor

Prishtinë, 25 prill - Kontrata me konsorciumin fitues për privatizimin e PTK-së do të nënshkruhet më së largu deri më 16 qershor.

Pas nënshkrimit të kontratës, konsorciumi do të ketë përsëri afat, deri më 16 gusht për kryerjen e pagesës së plotë.

Po bëhen 10 ditë nga miratimi i qeverisë së Kosovës për shitjen e PTK-së konsorciumit Axcos-Najafi, mirëpo ende nuk është nënshkruar kontrata me fituesin e tenderit.

Afati për nënshkrim është dy muaj nga dita e miratimit nga qeveria, ka thënë për Radio Kosovën, Alban Miroci, këshilltar për komunikim dhe marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë asnjë negociim të kontratës, por mund të negociohen disa aspekte teknike, tha Miroci.

“Kontrata për shitjen e aksioneve ka qenë pjesë e dokumentacionit të tenderit dhe si e tillë është dashur të pranohet nga investitori. Dhe kontrata nuk negociohet por ndoshta mund të plotësohet në disa kritere teknike”, tha Miroci.

Pas nënshkrimit të kontratës, konsorciumit fitues do t\'\'i jepen edhe dy muaj të tjerë për të kryer pagesën, thotë Miroci.

“Pas nënshkrimit investitori ftohet të bëjë pagesën, ku afati për pagesë është rreth dy muaj pas nënshkrimit. Çmimi i blerjes duhet të transferohet në një llogari të besuar para përfundimit të transaksionit, e cila pagesë duhet të bëhet afërsisht në datën e mbylljes së transaksionit”, tha Miroci.

Miroci njëherit thotë se pagesa duhet të bëhet si e plotë përnjëherë dhe jo me këste. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)