Konsumatorët e PTK-se obligohen ta regjistrojnë numrin e tyre
Prishtinë, 17 janar - Postë Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile që me datë 01/10/2010 ka hyrë në fuqi Rregullorja për Regjistrimin e Përdoruesve të Telefonisë Mobile (nr.prot. 81/1/2010), e miratuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART).
Sipas kësaj rregullore, të gjithë ofruesit e shërbimeve telekomunikuese mobile (MNO dhe MVNO) obligohen që të bëjnë regjistrimin e konsumatorëve me parapagim para aktivizimit të shërbimit.
Regjistrimi i konsumatorëve me parapagim tashmë ka filluar sipas rregullores së ART-së prej datës 1 janar kur ka hyrë në fuqi.
Të gjithë konsumatorët me parapagim mund ta regjistrojnë numrin e tyre në pikën më të afërt të PTK-së dhe shfrytëzojmë rastin ti ftojmë edhe një herë të gjithë konsumatorët preapaid të VALA-s që ta vizitojnë ndonjërën prej pikave të PTK-së për ta regjistruar numrin e tyre.
Kjo për arsye se ART e ka caktuar afatin kohor deri në fund të muajit shkurt kur do të duhej të regjistroheshin të gjithë numrat me parapagim.
Sa i përket PTK-së, mbi 70 për qind të numrave ekzistues veç kanë qenë të regjistruar, mirëpo edhe ky regjistrim aktual duhet të modifikohet me të dhëna shtesë, sipas rregullores së ART-së, e cila para së gjithash është edhe një lehtësim për PTK-në, aksionarin dhe vetë shtetin e Kosovës.
Prej fillimit të këtij viti, PTK ka regjistruar mbi 10 mijë konsumatorë, ndërkohë që ditëve të fundit vërehet një trend në rritje i konsumatorëve për të përfunduar këtë shërbim, i cili atyre u ofrohet gratis.
Për informata më të hollësishme mund të drejtoheni në web faqen e PTK-së si dhe në webfaqen zyrtare të ART-së tek rubrika Rregulloret.