Konfindustria propozon strategji te re të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit
Prishtinë, 2 prill - Konfindustria vlerëson, se nje strategji e re e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të Rrugës së Kombit domosdoshmërisht duhet të diskutohet dhe vendoset bashkërisht sa me shpejt nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Administrator i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku thekson se Rruga e Kombit, përfshi edhe pjesën e Kosovës, është me vlera jetike te shumëfishta për shqiptarët.
"Rruga është ndërtuar me kosto te mbi 2 miliard euro nga shqiptaret e dy aneve te kufirit dhe duhet te menaxhohet si nje pasuri e vetme nga Tirana, Durresi deri në Prishtinëe e me tej ne korridoret europiane", thekson Buxhuku.
Zgjidhjet e njeanshme dhe qe nuk parashikojnë të gjithë ndikimet ekonomike, politike, shoqerore në shkallë vendi dhe krahine sipas tij rrezikojnë te ulin ndjeshem vleren strategjike te investimit dhe te prodhojne pasoja te renda per biznesin dhe qytetaret, perfshi edhe ngjarje te papranueshme sikurse ato te Tunelit te Kalimashit.
Konfindustria vlerëson, se vetëm vendimi i perbashket i Shqipërisë dhe Kosovës për menyren e menaxhimit te Rruges se Kombit, krijon kushtet baze per uljen e kostove te mirembajtjes, kryerjen e investimeve te munguara, rritjen e efektivitetit ekonomik te shfrytezimit te saj, duke prodhuar mireqenie te prekshme per gjithe shqiptaret.