Konfindustria kërkon krijimin e Entit Publik për Menaxhimin e Rrugëve
Tiranë, 8 prill - Konfindustria ka bërë të ditur se do t'i kërkojë zyrtarisht vendimarrjes politike, qe sa me shpejt te fillojë punën për krijimin e Strategjisë dhe Entit Publik për Menaxhimin e Përdorimit të Rrugëve, mbeshtetur në përvojen ndërkombëtare.
Gjergj Buxhuku Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë ka thënë së Strategjia dhe Enti Menaxhues Rrugor keshillohet te ndërtohen në perputhje me interesat afatgjata dhe te perbashketa te Shqipërisë dhe Kosovës dhe me proceset integruese rajonale dhe evropiane.
"Kërkesa e mesiperme është domosdoshmeri kur është shpallur vendimi politik për vendosjen e sistemit te tarifimit drejtpërdrejtë nga përdoruesit te sistemit rrugor, qe u be fakt me Rrugën e Kombit si dhe ndikimit te ndjeshëm, që një masë e tillë do te ketë në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Shqipërisë dhe Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve", ka theksuar Buxhuku.
Konfindustria vlerëson, së ndërtimi i Entit Publik te Menaxhimit të Rrugëve, kthehet edhe me shumë në domosdoshmeri, nëse vlerësohen pasojat e rënda të ardhura nga keqmenaxhimi i zbatimit të kontrates koncesionare në Rrugën e Kombit, pranuar publikisht edhe nga kreret me te lartë të qeverisë së Shqipërisë.