Koncenzionimi i Aeroportit te Prishtinës rindez debatin
Prishtinë, 2 shkurt - Në Kosovë është rindezur sërish debati për një nga çështjet më të rëndësishme të legjislaturës së kaluar, kontratën koncesionare për aeroportin e Prishtinës.
Mënyra e dhënies dhe mungesa e transparencës për këtë aeroport duket se do të vazhdojë të mbetet për shumë kohë një temë e nxehtë debati.
Një prej kushteve të marrëveshjes ishte zgjerimi dhe investim në infrastrukturë deri në shumën 100 milion. Fituesit e tenderit, tashmë edhe zyrtarisht kanë marrë një kredi prej 85 milion euro në një bankë në Turqi.
Agjencitë e lajmeve turke para disa ditësh publikuan një lajm se për të marrë këtë kredi, konsorciumi franko-turk, ka vendosur si kolateral vetë aeroportin e Prishtinës.
Zyrtarët e kompanisë fituese të tenderit kundërshtojnë lajmin e publikuar nëpërmjet një përgjigje elektronike. Sipas tyre lajmi i publikuar në disa gazeta rreth çështjes së vëniesnë hipotekë si kolateral në financimin e këtij projekti është jokorrekt e i gabuar.
Ne si partnerë privatë nuk kemi të drejtë të ndërmarrim një veprim të tillë që bie në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet finanicare. Aeroporti dhe të gjitha asetet e tij i përkasin vetëm Republikës së Kosovës gjatë gjithë periudhës 20 vjeçare të dhënies me konçesio, si dhe më tej, thuhet në sqarimin e kompanisë.
Edhe zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave kanë mohuar lajmin e publikuar. Megjithatë ata thonë se do të marrin të gjitha përgjegjësitë në rast se vërehet ndonjë shkelje në marrëveshjen konçesionare.
/tch/