20 Prill 2025

Komuna largon stendat e afishimit në komunikacion

Prishtinë, 11 shkurt - Drejtoria e Inspekcionit me kërkesë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit  të Komunës së Prishtinës,  sotka filluar largimin e stendat e afishimit që janë pengesë në komunikacion.

Kjo është pjesë e politikave të kryetarit Shpend Ahmeti, i cili përmes programit të tij qeverisës synon që qytetin e Prishtinës t’ia kthejë këmbësorëve dhe publikut.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit më parë ka bërë identifikimin e stendave të afishimit dhe “citylights” që janë pengesë në komunikacion, duke rrezikuar sidomos këmbësorët, si dhe i ka dërguar kërkesë kompanisë përgjegjëse për largimin e tyre.

Pasi që një kërkesë e tillë nuk ka hasur në mirëkuptim, më pas vendimi për largimin e tyre i është dërguar Drejtorisë së Inspekcionit, e cila ka filluar largimin e tyre nga pjesë të ndryshme të qytetit.

“Po flasim për ato billborde dhe “citylight” të cilët ndodhen kryesisht nëpër udhëkryqet e qytetit dhe paraqesin pengesë për komunikacion. Vendimi këtyre kompanive iu është dërguar para disa muajsh. Ne prapë  kemi kontaktuar me kompaninë duke ia tërhequr vërejtje dhe pasi nuk e ka realizuar kërkesën e inspektoratit, jeni duke e zbatuar vendimin”, tha drejtori i Drejtorisë së Inspecionit, Xhelal Sveçla.

Shpenzimet për largimin e stendave të afishimit do t’i faturohen kompanisë përgjegjësë, e cila nuk e ka bërë largimin e tyre sipas kërkesës së Komunës së Prishtinës.

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspekcionit do të intervenojë për largimin e stendave të afishimit që ndodhen në udhëkryqet e rrugëve “Agim Ramadani”, “Eqrem Qabej”, “Xhorxh Bush”, “Bill Klinton”, “Fehmi Lladrovci”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)