Komuna e Mitrovicës vazhdon të përkujdeset për pastërtinë e qytetit
Mitrovicë, 6 prill - Pas vendimit nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, për larje dhe fshirje të rrugëve me dinamikë të shtuar në baza ditore, me qëllim të mbrojtjes nga virusi COVID-19, KRM "Uniteti" ka vazhduar çdo ditë me fshirjen dhe larjen e të gjitha rrugëve dhe shesheve të qytetit.
Komuna e Mitrovicës falënderon punëtorët e KRM “Uniteti” për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve për pastrimin e gjithë qytetit.