Komuna e Mitrovicës pranon donacion një veturë nga Danish Refugee Council
Mitrovicë, 7 dhjetor - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim përfaqësues nga organizata Danish Refugee Council (DRC), znj. Anna Radchenko, menaxhere e projektit në DRC – Mitrovicë, Agron Deda, zyrtar i projektit në DRC si dhe Armend Baftiu, udhëheqës i zyrës së Prokurimit në DRC.
Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzim- pranimi i një veture të re donacion ky i ardhur nga organizata Danish Refugee Council (DRC), veturë kjo e cila do të shërbejë për nevojat e Komunës së Mitrovicës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka falënderuar për bashkëpunim organizatën DRC, si dhe taksapaguesit e vendeve të donatorëve, të cilët me taksat e tyre po kontribuojnë në zhvillimin e komunës.
Po ashtu gjatë takimit kryetari Hamza dhe përfaqësuesit e DRC-së biseduan edhe për projekte tjera të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve.