Komuna dhe policia sot nisin aksionin e konfiskimit të taksive ilegal
Prishtinë, 3 korrik - Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nga sot do të fillojn të konfiskoj të gjitha mjetet motorike të operatorëve fizikë dhe juridikë, të cilët hasen duke kryer veprimtarinë e transportit publik në rrugët lokale të territorit të komunës së Prishtinës, për automjetet 4+1 (vetura), 8+1 (kombi), minibus dhe autobus, të cilët operojnë pa leje të veçantë të punës nga Komuna e Prishtinës.
Automjeti i konfiskuar nuk do të lëshohet para 48 orëve, por mund të zgjasë deri në pesë ditë nga autoparku i qytetit të Prishtinës, pas kryerjes së obligimeve dhe pagesave, lënda përcillet në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë.