Kompanitë turke ndërpresin fluturimet drejt Rusisë
Ankara, 7 janar - Sipas lajmit të ditores turke Hürriyet, kompanitë ajrore private turke Pegasus Airlines dhe Onur Air kanë pezulluar fluturimet e planifikuara për në Rusi, pasi kjo e fundit kërkon viza për ekuipazhin.
Kompanitë ajrore private turke Pegasus Airlines dhe Onur Air kanë marrë vendim për të pezulluar përkohësisht fluturimet e rregullta të planifikuara për në Rusi, për shkak të procedurave që Moska ka filluar të ndjekë në kundërshtim me normat e aviacionit ndërkombëtar civil duke kërkuar nga personeli i ekuipazhit të këtyre shoqërive ajrore të pajisen me viza ruse.
Ndërkohë që Linjat Ajrore Turke (THY) vazhdojnë ti realizojnë fluturimet e rregullta, opinioni po ndjek me kureshtje se si do të zgjidhet kriza.