Kompanitë e autobusëve nga Anamorava paralajmrojnë protesta
Gjilan, 23 qershor - Njëri ndër sektorët më të prekur nga pandemia ishte ai i autobusëve të cilët nuk kanë punuar për rreth tre muaj duke u dëmtuar tejmase.
Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve "Anamorava", në Gjilan ka diskutuar për rifillimin e punës pas pandemisë, ku janë duke punuar me humbje jo vetëm 78 ditë pandemie.
Kryetari Rexhep Sejdiu, tha se kanë pritur mbështetje nga Komuna e Gjilanit dhe qeveria e cila nuk ka ndodhur.
Ai tregoi se kompanitë po ballafaqohen me mos realizimin e të hyrave të mjaftueshme gjatë operimit, ku ka mungesë udhëtarësh sikur para pandemisë.
Problem sipas tyre janë edhe taksit ilegale gjatë punës, ku shoqata janë ankuar në komunë, polici e ministri, por skanë ndërmarr veprime.
Ata u ankuan për mospërkrahje e operatorëve nga qeveria për dëmet e shkaktuara gjatë pandemisë.
"Nuk ka veprime dhe ne duhet realizojmë protesta e greva", tha Rexhep Sejdiu.
Kryetari i Shoqatës së Transportuesve të Udhëtarëve "Anamorava", tha se po kërkojnë të drejtat e tyre dhe jo asgjë që nuk mund të realizohet.
Naser Kastrati, kërkoi të relizohet një protestë- marsh me autobusë nëpër qytet dhe mos hyrja në stacion.
/syri/