06 Janar 2025

Kompanitë ajrore aziatike kanë nevojë për pilotë

Pekin, 6 prill - Kompanitë ajrore aziatike në dy dekadat e ardhshme do të kenë nevojë për 226 mijë pilotë të rinj.

Për shkak të rritjes së numrit të fluturimeve dhe numrit të udhëtarëve në Azi, kuota aktuale e pilotëve mund të jetë e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e këtij tregu.

Prandaj kompanitë ajrore në Azi mendojnë të përqendrohet në angazhimin e pilotëve.

Sipas shtëpisë mediatike Bloomberg në Azi, kompanitë ajrore planifikojnë që problemin e mungesës së pilotëve të shkaktuar nga rritja e pasagjerëve deri në 100 milionë në vit, ta tejkalojnë me punësimin e edhe të femrave pilote.

Megjithatë, kriteret e rrepta për t\'u bërë pilot, janë një nga arsyet se numri i përgjithshëm i piloteve në botë, është vetëm pesë për qind.

Nënkryetarja e shërbimeve të fluturimit Boeing, Sherry Carbary tha se rritja e numrit të udhëtarëve çdo vit shkakton nevojën që kompanitë të rrisin numrin e pilotëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)