23 Dhjetor 2024

Kompania turke Thy blen 50 për qind të të kompanisë polake Lot

Stamboll, 18 maj - Linjat ajrore turke (THY) vazhdojnë të hapen në tregun e jashtëm.

Kompania shtetërore ajrore turke (THY) do të blejë 50% të aksioneve të Shoqërisë Ajrore të Polonisë, LOT.

Ministri turk i Ekonomisë, Zafer Çallajan, në vlerësimin që i bëri çështjes gjatë vizitës në Poloni tha se bisedimet nuk kanë përfunduar ende.

Gjatë qëndrimit në Poloni ministri Çallajan pati takime të ndara me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë së Polonisë, Waldemar Pawlak.

Çallajan mori pjesë edhe në forumin e biznesit Turqi-Poloni, ku u trajtuan marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Biznesmenët turq që shoqëronin ministrin në këtë vizitë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me homologët polakë.

Firmat turke do të eksportojnë në Poloni traktorë bujqësorë me vlerë 350 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)