04 Janar 2025

Kompania kineze fiton tenderin për autostradën Mal i Zi - Shqipëri

Podgoricë, 1 dhjetor - Ndërtuesi i madh kinez \"China Pacific Construction Group\" ka nënshkruar një marrëveshje prej 1,7 miliardë dollarësh për ndërtimin e autostradës Shqipëri-Mali i Zi, njoftoi agjencia Reuters.

\"Ndërtimi i 280 kilometrave rrugë që do të lidhë dy shtetet fqinjë do të nisë në gjysmën e vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018,\" deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Yan Jiehe.

Kompania planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, thotë Yan, ndërsa shton se financimi duhet ende të finalizohet.

Marrëveshja për ndërtimin e autostradës u firmos një ditë pasi grupi tjetër kinez China Railway Group (CRG) fitoi tenderin për ndërtimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë Beograd-Budapest me vlerë 1,57 mld dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)