29 Prill 2024

Kompania Apple e para në botë

Uashington, 14 gusht - Me një shitje të konsiderueshme të aparateve I-phone dhe I-pad, kompania amerikane Apple ka tronditur mbarë botën me fitimet kolosale dhe shtimin e vrullshëm të vlerës së saj në bursë.

Më 10 gusht, pas mbylljes së bursës, vlera e kompanisë Apple arriti në 337 miliardë dollarë amerikanë, duke u bërë kështu ndërmarrja më e pasur në botë.

Analistët janë të mendimit që kompania Apple ka një potencial gjigant në sektorin e celularëve të \"mençur\" dhe kompjuterëve. Nëse ajo vazhdon të prodhojë produkte të preferuara nga konsumatorët, ajo do të qëndrojë në majë të globit në të ardhmen

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)