Kompania ajrore spanjolle "Iberia" anulon 1200 fluturime
Madrid, 19 shkurt - Për shkak të grevës 5-ditore të stafit të kompanisë ajrore spanjolle "Iberia" nga data 18-22 shkurt do të anulohen rreth 1200 fluturime.
Shumica e tyre janë fluturime brenda vendit. Pjesa më e madhe e fluturimeve në distanca të largëta do të kryhet sipas grafikut.
Grevistët protestojnë kundër shkurtimit të vendeve të punës dhe uljes së pagave.
Siç pritet, protestat e ardhshme do të zhvillohen nga data 4-8 mars, si dhe nga data 18-22 mars.
Sipas njoftimit të përfaqësuesve të kompanisë, 15 ditët e grevës do ti kushtojnë kompanisë nga 50 deri në 100 milionë euro.