Kompania ajrore ruse Aeroflot e mbyll vitin 2020 me 1.6 miliardë dollarë humbje
Moskë, 12 mars - Aeroflot, kompania më e madhe ajrore ruse edhe për kundër faktit që gjatë vitit të kaluar kishte një numër të madh të fluturimeve, prapë në fund të vitit raportoj humbje, të cilat shkonin deri në 1.6 miliardë dollarë.
Edhe përkundër që të ardhurat e kompanisë gjatë vitit të kaluar kishin rënë me 55.4%, kjo nuk kishte alarmuar menaxhmentin e kompanisë që të zvogëlonte numrin e fluturimeve, me qëllim që të zvogëloj shpenzimet operative që do të ndikonte që në fund të vitit humbjet të ishin më të vogla.
Nga ekspertët rusë të ekonomisë kjo po quhet si keq menaxhim i kompanive që aksionarë kryesorë kanë shtetin.
Në Rusi nuk është i vogël numri i kompanive shtetërore që punojnë me humbje, praktikë e trashëguar nga ish BRSS.
Një nga arsyet kryesore të keq menaxhimit të kompanive shtetërore në Rusi thuhet se është emërimi i menaxherëve në bazë të preferencave politike e jo aftësive menaxheriale.
Në Rusi është i njohur fakti që një pjesë e konsideruar e menaxherëve të kompanive kryesore ruse janë ish-pjesëtarë të Shërbimeve inteligjente ruse, njerëz te besuar të presidentit Putin.
Ata pas disa viteve të kaluara si drejtues kompanish, krijojnë kompanitë e tyre private dhe shumë shpejtë hynë në listën e milionerëve rusë, që kryesisht janë familjarë dhe të besuar të drejtuesve të lartë të Kremlinit.