Kompania ajrore Lufthansa hap degë në Bullgari
Sofie, 29 tetor - Kryeministri Bullgar, Bojko Borisov hapi në Sofje një bazë moderne të kompanisë më të madhe ajrore gjermane Lufthansa.
Në të do të bëhen riparime të pajisjeve të avionëve. Sipas Borisovit kompania ka nxjerrë përfundime se në Bullgari ka specialistë shumë të mirë në këtë fushë.
Në bazë do të punojnë 600 veta dhe në vit do të kryhen 60 riparime teknike.