Kompania ajrore e Australisë Qantas shkurton 1,000 vende pune
Canaberra, 5 dhjetor - Kompania ajrore e Australisë Qantas do të shkurtojë 1,000 vende pune, pas humbjes së 271 milionë dollarëve gjatë gjashtë muajve të fundit.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Alan Joyce, ka thënë se kompania do të luftojë me rrethana të jashtëzakonshme, përfshirë kosto të larta të karburantit, dollarin e forcuar australian dhe konkurrencën e ashpër nga rivalët.
Qantas ka thënë se përballet me konkurrencë të pandershme nga kompania Virgin Australia, e cila financohet nga mbështetës të huaj dhe ofron çmime më të lira.
Qantas i kërkohet me ligj që të jetë kryesisht në pronë të Australisë.