Kompania ajror spanjolle Iberia largon 1600 punonjës
Madrid, 12 korrik - Kompania spanjolle e linjave ajrore Iberia do të largojë 1600 punonjës.
Burimet informative spanjolle njoftuan se kompania e linjave ajror Iberia do ta ulë numrin e punonjësve të saj nëpërmjet formave të ndryshme si dorëheqja vullnetare, dalja në pension të parakohshëm dhe largimi.
Çështja e uljes së numrit të punonjësve ishte pjesë e bisedimeve mes përfaqësuesve të kompanisë Iberia dhe përfaqësuesve të punonjësve që janë zhvilluar në muajin Prill të këtij viti.
Ky veprim gjithashtu konsiderohet pjesë e projektit për rindërtimin e kompanisë dhe kthimin në gjendjen fitimprurëse.
Kompania Iberia për të ndërprerë rrjedhën e humbjeve ka zbatuar disa alternative dhe në fillim ka larguar 1300 punonjës.