21 Prill 2025

Kompani italiane interesohen të investojnë në hekurudhat e Kosovës

Prishtinë, 1 dhjetor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendësambasadorin italian, Matteo Corradini.

Në këtë takim u bisedua për marrëveshjen ende të panënshkruar bilaterale për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave, e cila pritet të ratifikohet nga Parlamenti dhe Senati italian.

Ministri Zharku kërkoi rritjen e kontigjentit të lejeve të transportit derisa të aprovohet kjo marrëveshje.

Ndër të tjera, ambasadori italian njoftoi ministrin Zharku për shprehjen e interesimit nga disa kompani italiane për të investuar në sektorin e infrastrukturës hekurudhore në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)