Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi projektligjin e Shërbimeve Postare
Prishtinë, 9 shkurt - Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Projektligji për Shërbime Postare.
Anëtari i komisionit, dhe kryesuesi i grupit punues për këtë Projektligj, Zef Morina, në formë të amendamenteve ia paraqiti komisionit vërejtjet e grupit punues.
Komisioni vlerësoi se grupi punues duhet të ofroi qartësi dhe saktësi më të madhe para se projektligji të procedohet në Kuvend.
Andaj, u mor vendim që ky projektligj edhe njëherë të shqyrtohet në mbledhjen e radhës nga komisioni, pasi që grupi punues të formuloi më qartë amendamentet e projektligjit.
Në fund komisioni miratoi planin dhe programin e punës për vitin 2010.