23 Dhjetor 2024

Komisioni Hetimor Parlamentar për PTK-në interviston Merovcin dhe Haxhen

Prishtinë, 17 maj - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Postë Telekomin e Kosovës dhe Vala në mbledhjen e sotme do të intervistojë ish Kryesheftin Ekzekutiv të PTK-së Adnan Merovci dhe ish Kryesheftin Ekzekutiv të PTK-së Shyqeri Haxha.

Komisioni parlamentar hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala në mbeldhjen e fundit ka miratuar listën finale të dëshmitarëve, të cilët do të japin dëshmi për komisionin hetimor në ditët e ardhshme.

Përveç, krerëve të shtetit, kryeministrit, Ramush Haradinaj, e presidentit Hashim Thaçi, liderit të LDK-së, dikur kryeministri Isa Mustafa, ministra, menaxher dhe të tjerë Komisioni ka propozuar që listës së dëshmitarëve t’i shtohen edhe pronarët e kompanive që kanë lidhur kontrata me Telekomin, të cilat janë objekt i hetimit nga ana e këtij Komisioni.

Deputetët po ashtu kanë ngritur si shqetësim se edhe disa media organizata përfituan miliona euro nga PTK-ja, edhe pse ishin inekzistuese ose fiktive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)