27 Dhjetor 2024

Komisioneri Muiznieks dënon gjuhën e drejtorit të RTK-së

Prishtinë, 12 prill - Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Muižnieks ka reaguar pas fyerjes dhe gjuhës denigruese që drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala ua bëri anëtarëve të Sindikatës së Pavarur të RTK-së, duke i quajtur baktere për të cilat ka antibiotikë dhe punëtorë që në nuk i hanë as qentë.

Komisioneri e ka konsideruar të papranueshme përdorimin nga zyrtarët publikë të fyerjeve personale, kundër gazetarëve dhe punës së tyre duke shtuar se diskursi i tillë publik mund të çojë në vetë-censurë dhe të dekurajojë gazetarët në punën e tyre.

 Komisioneri Muižnieks e ka bërë të ditur qëndrimin e tij në raportin e publikuar pas përfundimit të misionit në Kosovë prej 5 deri më 9 shkurt 2017.

Raporti thekson se “shkurtin e kaluar, drejtori i Radio Televizionit të Kosovës ka publikuar një postim në Facebook, ku sulmoi verbalisht dhe fyu anëtarët e Sindikatës së Radio Televizionit të Kosovës për shkak të diskutimit të tyre të fundit me kryetarin e parlamentit dhe deputetët për shkeljen e të drejtave të punës në Radio Televizionin e Kosovës.

Komisioneri e konsideron të papranueshme përdorimin nga zyrtarët publikë të fjalimeve nxitëse, duke përfshirë fyerjet personale, kundër gazetarëve dhe punës së tyre. Diskursi i tillë publik mund të çojë në vetë-censurë dhe dekurajon gazetarët nga kryerja e rolit të tyre të rëndësishëm të \"vëzhguesve publikë\".

 Autoritetet duhet të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që të ruhet pavarësia e medias së shërbimit publik dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në censurë dhe të kërcënojnë pavarësinë editoriale”, thuhet në raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut nga Këshilli i Evropës, Nils Muižnieks.

 Në raport theksohet poashtu se gjatë misionit të tij, Komisioneri është vënë në dijeni të shqetësimeve rreth censurës së pretenduar dhe ndikimit politik mbi politikat redaktuese të Radio Televizionit të Kosovës.

Tutje përkujtohet se pas shkarkimit nga Drejtori i Radio-Televizionit të Kosovës të dy anëtarëve të sindikatës së televizionit, dhe etiketimit të përsëritur ndaj disa gazetarëve dhe redaktorëve si të \"ndikuar politikisht\", në prill të vitit 2015, 60 redaktorë dhe gazetarë të Radio Televizionit të Kosovës publikisht akuzuan Drejtorin për censurë dhe keqmenaxhim. Gazetarët dhe punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës kanë organizuar një protestë publike para zyrave të televizionit, ku morën pjesë rreth 80 persona, thuhet në dokument.

 Raporti i Komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muižnieks është përqëndruar në çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë tranzicionale, kohezionin social dhe lirinë e medieve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)