22 Dhjetor 2024

Kolonë e gjatë e makinave në "Tunelin e Kalimashit"

Kalimash, 10  gusht - Nësë më parë, nga Tirana për në territorin e Republikës së Kosovës duhej të udhëtonim 9 ose 10 orë, sot përmës autostradës së re dhe tunelit të Kalimashit, kjo rrugë përshkruhet për 3 deri 4 orë.

Tuneli i Kalimashit është cilësuar nga shumë shqiptarë si një nga veprat më të rëndësishme, e cila mes të tjerash ka bashkuar dhe shqiptarët.

Por për faktin se ky tynel funksionon vetëm në një drejtim, automjeteve u duhet të presin për tu nisur për rreth 15 minuta deri në momentin kur autokolona që vjen nga krahu tjetër i tunelit të kalojë tunelin.

Megjithatë, qytetarët nuk ankohen per këtë pritje, por shpresojnë që shumë shpejtë do të vihet në funksion edhe pjesa tjetër e tynelit dhe të dy drejtimet ti kenë korsitë e tyre.


Ndërkohë sipas një marrëveshje të bërë mes shtetit shqiptar dhe atij kosovar, gjatë sezonit turistik, qytetarët do të kontrollohen vetëm në një pikë kufitare, pra të gjitha automjetet që kalojnë nga Shqipëria dhe futen në Kosovë do të kontrollohen në kufirin e territorit kosovar, ndërsa ato që nga Kosova futen në Shqipëri do të kontrollohen vetëm në kufirin shqiptar, duke shmangur kështu rradhë dhe pritje të gjata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)