Kolona dhe pritje të gjata në pikë kalimet kufitare me Serbinë
Prishtinë, 23 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se për shkak të fluksit të madh për festat e fund vitit, në pikë kalimet kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, vërehen kolona dhe pritje më të gjata se zakonisht.
Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, janë duke bërë përpjekje gjatë tërë kohës që pritjet të jenë sa më të shkurta, mirëpo jo e gjitha varet nga institucionet e Kosovës.
\"Andaj i lusim të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë me vetura, të shfrytëzojnë edhe vendkalimet tjera kufitare, ndërsa për gjendjen momentale të kolonave, mund ta shohin në kohë reale në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, te linku: http://www.mpb-ks.org/qkmk dhe në këtë mënyrë të orientohen nga pikat ku ka pritje më të vogla.\"