23 Dhjetor 2024

Kodi telefonik i Kosovës +383

Bruksel, 21 mars - Burime diplomatike në Bruksel thonë se me formulimin e përbashkët të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë Ivica Dacic, pas raundit të shtatë të bisedimeve, se “nuk janë as afër e as larg marrëveshjes”, fshihet nga publiku fakti se palët negociatore janë pajtuar për asociacionin e komunave serbe, që do të funksionojë sipas parimeve nga Plani i Martti Ahtisaarit.

Sipas informatave jozyrtare të ditores Danas, këtë asociacion e përbëjnë dhjetë komuna me shumicë serbe në tërë Kosovën, gjashtë nga të cilat janë në sistemin e vetëqeverisjes lokale të Kosovës, plus katër tjera në veri.

Komunat serbe do të bartin një pjesë të përgjegjësive të tyre tek asociacioni i komunave. Zgjidhja, siç pretendohet, nuk do bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa në mbledhjen e ardhshme të paraparë për 2 prill, Thaçi dhe Dacici do të gjejnë zgjidhjen se si komunat në veri të kalojnë nga sistemi serb në atë të Kosovës (pasi zgjedhjet lokale nuk do të mbahen para vjeshtës, ndërsa thuhet se mund të mbahen bashkë me zgjedhjet parlamentare të Kosovës në mars 2013).

Qarqet e njëjta pohojnë se të dy palët janë afër marrëveshjes rreth telekomunikacionit: Kosova do ketë kodin telefonik +383, derisa serbët do ta kenë provajderin e tyre që do të ketë licencë të Kosovës për punë.

Për 2 prill pritet të adresohet edhe çështja energjetike, financimi i institucioneve serbe në Kosovë nga Beogradi, si dhe nëse palët negociuese do të angazhohen për zbatimin e marrëveshjes me deklaratë të përbashkët apo me nënshkrim.

Edhe pse Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, e ka caktuar 2 prillin si datë të takimit final, burimet e ditores Danas thonë se në muajin e ardhshëm do të jetë edhe një raund “festiv”, me të cilin do të përmbyllet rrethi i “dialogut të kryeministrave”.

Ndërkaq, sipas deklaratave jozyrtare, në vjeshtë me ndërmjetësimin, e Komisarit evropian për Zgjerim, Stefan Fule, do të flitet për borxhin, bilancin e ndarë, sigurimet, kërkimet në bazë të investimeve, dëmet e luftës, pensionet dhe çështjet tjera sociale.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)