23 Dhjetor 2024

KMDLNJ përkrahë kërkesat e drejta të punëtorëve në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 21 gusht - Është dita e tretë kur një numër i të punësuarve në aeroportin “Adem Jashari” po bëjnë grevë për realizimin e të drejtave që iu takojnë dhe të cilat iu mohohen nga menaxhmenti i këtij aeroporti.

Madje, pas ditës së parë të grevës, menaxhmenti i aeroportit për të shembur pakënaqësinë e drejtë të grevistëve mori masa ndëshkuese ndaj tyre duke mos lejuar të hyjnë në hapësirën e aeroportit 9 grevistë me një arsyetim të sajuar se po e pengojnë punën për të punësuarit e tjerë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) është plotësisht i vetëdijshëm për specifikat dhe rrethanat në aeroport mirëpo ia përkujton menaxhmentit të Aeroportit se e drejta për grevë është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e cila duhet të respektohet dhe e cila është e garantuar me ligjet e zbatueshme në Kosovë.

Gjithashtu , edhe organizimi sindikal në kuadër të së cilës greva është njëri ndër mekanizmat për realizimin e të drejtave të mohuara e që është edhe arsye e grevës janë të rregulluara me ligjet e Kosovës prandaj janë të pakundërshtueshme nga të gjithë e në rastin konkret nga menaxhmenti i aeroporti “Adem Jashari”.

KMDLNj-ë, në kuadër të mandatit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut përkrah kërkesat e drejta të grevistëve të aeroportit “Adem Jashari” duke kërkuar nga menaxhmenti që të mos ndërmerr masa shtrëngimi dhe dënimi ndaj grevistëve sepse ato masa janë të dënueshme me ligj dhe përbëjnë shkelje flagrante dhe të rëndë të drejtave të njeriut.

KMDLNj-së i janë drejtuar edhe më parë të punësuarit në këtë aeroport ku dëshmojnë për shkeljet që ua bënë menaxhmenti dhe disa raste ka arritur t’i zgjidhë pozitivisht në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës së Kosovës.

KMDLNj pati propozuar që të bëhen hetime me rastin e deportimit të 6 gylenistëve përmes këtij aeroporti dhe një fluturim ilegal duke e konsideruar se ky deportim përbënë një hallkë të zingjirit kriminal gjatë deportimit ilegal nga përgjegjësia e të cilit nuk përjashtohet një pjesë e menaxhmentit dhe stafit të aeroportit “Adem Jashari”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)