Klina investon 60 mijë euro për mirëmbajtje dhe riparim të rrugëve
Klinë, 18 gusht - Pushteti lokal në Klinë po investon në gjitha lokalitetet për të bërë sa me të lehtë jetën e qytetarëve. Përveç realizimit të shumë projekteve në infrastrukturë rrugore (asfaltim) dhe fusha tjera, në gjithë territorin e Komunës së Klinës, është duke u punuar në riparim dhe mirëmbajtjen e rrugëve nëpër zona ku deri tash ato arterie kanë qenë të vështira për kalim. Nga buxheti i Kom
unës janë ndarë 60 mijë euro për këtë destinim. Deri me tani është intervenuar në sanimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nëpër qytetin e Klinës, fshatrat Patok, Zajm, Leskoc, Shtupel, Radulloc, Pataqan, Dresnikë, Dollc, lagjen “Arbëria”.
Në projekt janë edhe riparimet e rrugëve me zhavorr aty ku është më e nevojshme. Shumë rrugë janë asfaltuar dhe po asfaltohen në Komunën e Klinës ndërkohë që në projekt janë edhe asfaltime të rrugëve tjera që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve.
“ Institucionet komunale të Klinës mbesin të përkushtuara që të investohet në të gjitha lokalitetet e kësaj komune e në veçanti në projekte që prekin interesin e shoqërisë”, thotë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.â