Klina diskuton për harta zonale të komunës
Klinë, 5 tetor - Në Klinë sot është mbajtur debat me qytetarë për harta zonale të Komunës së Klinës. Hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor e bënë autoriteti përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor.
Në kuadër të kësaj përgjegjësie komuna është hartuese e Hartës Zonale Komunale. Me anë të konkursit të projektimit është zgjedhur Kompania Projektuese “ INSI” nga Prishtina për përgatitje profesionale të kësaj harte.
Brenda 12 muajve, qytetarët, OJQ-të, ekspertet dhe mekanizmat tjerë, ftohën që me propozime, sugjerime dhe komente të behën pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti.
Harta Zonale e Komunës është një dokument multi-sektorial që përmes grafikoneve, fotografive, hartave dhe tekstit përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Komunës, për një periudhe së paku tetë ( 8 ) vjeçare.
Planifikohet të mbahet nga një debat publik në secilën fazë të procesit. Harta Zonale e Komunës bazohet në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës.
Baki Gashi, drejtor i Urbanizmit ka ftuar qytetarët, OJQ-të dhe grupet tjera të japin kontributin e tyre pasi qe kemi të bëjmë me një dokument shumë më rëndësi.
Ekspert të Kompanisë “ INSI”, kanë paraqitur me grafikonë situatën aktuale në Komunën e Klinës dhe çështjet që do të trajtohen me hartë zonale.