Kinë, treni më i shpejtë pritet të arrijë në shpejtësinë 600km/h
Pekin, 9 dhjetor - Treni më i shpejtë i prodhuar nga Kina, do të testohet vitin e ardhshëm. Shkencëtarët mendojnë se ai do të arrijë shpejtësinë 600 km/h, duke thyer rekordin e shënuar nga treni francez me një shpejtësi prej 574.8 km/h.
Por, treni eksperimental me shpejtësi të lartë ndryshon nga ai aktual. Për të rritur shpejtësinë e tij, duhet përmirësuar sistemi i qarkullimit në shina, gjeneratorët elektrikë etj.
Prandaj, ky tren për momentin nuk është në gjendje të futet në përdorim. Por shkencëtarët mendojnë se gjatë eksperimentit, mund të mbledhin të dhëna të rëndësishme gjatë ecjes së trenit me shpejtësi maksimale.