23 Dhjetor 2024

Kinë, targa e makinës më e shtrenjtë se vetë automobili

Shangai, 20 mars - Në Shangai ku autoritetet, me qëllim që të ndalojnë ritmet e rritjes së parkut privat të makinave, kanë ndërmend të kufizojnë numrin e dhënies së targave, kostoja e regjistrimit shtetëror të automjetit tashmë e tejkalon çmimin e tij. Për këtë njoftoi sot gazeta “Shanghai Daily”.

Për të luftuar trafikun e ngjeshur në autostrada dhe për të përmirësuar gjendjen e mjedisit në megapolisin prej 23 milionë banorësh çdo muaj regjistrohen vetëm 8 mijë automobila.

Aplikacionet e atyre që dëshirojnë të marrin targa makine regjistrohen, ndërsa pas kësaj ata të gjithë marrin pjesë në ankand.

Sipas njoftimit të gazetës, në ankandin e marsit që u mbajt të dielën, në të cilin numri i aplikimeve i tejkaloi 24.000 personat, çmimi mesatar i për një targë makine ishte mbi 58.63 mijë juan (9.3 mijë $), shumë kjo e krahasueshme me çmimin e shitjes së një makine të përdorur të klasës ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)