23 Dhjetor 2024

Kinë, shtohen 159 trena në rrjetin kombëtar

Pekin, 25 janar - Autoriteti kinez i hekurudhave planifikon të nxjerrë në qarkullim 159 trena shtesë në shërbim, për të ndihmuar fluksin e lartë të udhëtarëve.

Ministria e Hekurudhave për mes një deklarate tha se rreth 2.3 milionë pasagjerë udhëtuan të hënën me mbi 152 trena, të vënë në dispozicion.

Rrjeti kombëtar i trenave ka transportuar rreth 86 milionë pasagjerë nga 8 deri 23 janari, duke shënuar një rritje prej 10.8 për qind nga viti i kaluar.

Sezoni i udhëtimeve për Festën e Pranverës karakterizohet nga qindra miliona udhëtarë, kryesisht punëtorë emigrantë dhe studentë universitarë që kthehen në shtëpi për festën më të rëndësishme kulturore të Kinës.

Kinezët pritet të regjistrojnë mbi 3 miliardë udhëtime në vajtje dhe në kthim, ku 235 milionë prej tyre do të kryhen me tren.

Fluksi i sezonit pritet të përfundojë më 16 shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)