Kinë, rrëzohet avioni vdesin 43 persona
Pekin, 25 gusht - Një xhet brazilian Embraer E-190 i Henan Airlines, me 96 persona në bord, mes së cilëve 4 fëmijë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, ka dalë nga pista dhe ka marrë zjarr në aeroportin e Yichun-it.
Mjeti ishte nisur nga Harbin-i, kryeqendra e provincës verilindore të Heilomgjiang-ut. Kompania rajonale kineze Henan Airlines, fillimisht e quajtur Kumpeng, është një bashkim mes kompanisë kineze Shenzen Airlines dhe asaj amerikane Mesa Air Group.
43 persona të vdekur dhe 53 të mbijetuar, është bilanci i viktimave të një aksidenti ajror në Kinë.
Agjensia e lajmeve Ksinhua duke u mbështetur në burime qeveritare, raporton se shërbimet emergjente kanë mbërritu në vendin e përplasjes, por nuk janë dhënë detaje të tjera.