23 Dhjetor 2024

Kinë, 538 milionë përdorues interneti

Pekin, 27 korrik - Deri në fund të qershorit të sivjetshëm numri i përdoruesve të internetit në Kinë arriti në 538 milionë, rreth 40 % e popullsisë së përgjithshme të vendit. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Drejtoria e Administrimit të Telekomunikacionit në Ministrinë e Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit të Kinës.

Siç mësohet, celulari është bërë platforma numër një e përdorimit të internetit në Kinë. Deri në fund të qershorit 388 milionë kinezë përdornin internet nëpërmjet celularit, 2 milionë më shumë se ata me kompjuter. Kurse përdoruesit e internetit në fshat arrijnë në 146 milionë, duke ruajtur prirjen e rritjes së shpejtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)