22 Dhjetor 2024

Kina zvogëlon shpejtësinë e trenave-plumb

Pekin, 30 prill - Kur Kina ndërtoi rrjetin e saj të trenave-plumb pothuajse po aq shpejt sa vetë trenat lëvizin, periudha e kësaj \"rryme\" nuk erdhi me shumë kontrolle sigurie. Këto lloje trenash kanë probleme të veprojnë me shpejtësinë e premtuar.

Sipas gazetës Washington Post, zyrtarët kinezë po i ngadalësojnë trenat për të ndihmuar me zgjidhjen e çështjeve të sigurisë.

Javën e kaluar, Ministria e Hekurudhave njoftoi se do të rrisë sigurinë e trenave-plumb, shpejtësia maksimale e të cilëve do të ulet nga 351 km/h në 300 km/h. Pa dhënë detaje të mëtejshme, ministria e quajti situatën e sigurisë të rëndë dhe tha se do të nisë kontrolle sigurie në tërë rrjetin e shinave.

Shkaku i këtyre problemeve të sigurisë mendohet të jenë gabime të vogla në llogaritje nga ana e prodhuesve, të cilat me kalimin e kohës mund të kthehen në aksidente të rënda.

Për të lëvizur me shpejtësinë që kërkon Kina për operimin e trenave të saj, shinat duhet të jenë shumë të drejta. Gjithashtu duhet të jenë të ndërtuara me materiale cilësore, duke qenë se shinat dalin jashtë përdorimi më shpejt se në hekurudhat e ngadalta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)