Kina prodhon trenin e mallrave më të rëndë në botë
Pekin, 17 gusht - Kompania kineze CNR Qiqihar Railway bëri të ditur të premten se ka prodhuar trenin e mallrave më të rëndë në botë me një kapacitet maksimal afro 155 tonë për vagon.
CNR-ja shtoi se ky tren mban nga 30 mijë në 50 mijë tonë.
Sipas kompanisë, prodhimi i këtij treni tregon se Kina është bërë një lider global për kërkimet, zhvillimin dhe prodhimin në këtë fushë.
Në vitin 2012, kjo kompani arriti të realizonte kontrata për ekportimin e trenëve që kapnin shifrën e afro 400 milionë dollarëve amerikanë.
Prodhimet e kësaj kompanie janë shitur në mbi 20 vende dhe rajone të botës.