22 Dhjetor 2024

Kina për herë të parë prodhon helikopterin pa pilot

Pekin, 10 maj - Kina për herë të parë ka promovuar helikopterin pa pilot, që është një nga zbulimet e reja kineze që kanë mahnitur botën.

Helikopteri peshon 757 kilogram dhe se bëhet fjalë për një kopje të fluturakes të modelit \"V750\", të prodhuar nga kompania ëeinfang Tianxiang Aerospace Industry Co.Ltd. Helikopteri dje ka kryer provat e para për 10 minuta, duke kryer disa manovra me një shpejtësi të arritur deri në 161 kilometra në orë.

Helikopteri mund të rrijë në qiellë për rreth katër orë. Krijuesit e helikopterit theksuan se përdorimi i tij mund të bëhet në të ardhmen në aksione luftarake dhe shpëtimi.

Kina pritet të nisë prodhimin masiv të këtyre helikopterëve dhe se me këtë ajo mbetet pionere e zbulimeve teknologjike përkrah SHBA-ve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)