Kina për 5 vite do të ndërtoj edhe 56 aeroporte të reja
Pekin, 8 prill - Në pesë vitet e ardhshme, në Kinë do të ndërtohen edhe 56 aeroporte të reja.
Drejtori Aviacionit Civil të Kinës, Li Jiaxiang, e argumentoi vendimin me faktin se Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë.
Sipas tij, aeroportet e reja, do të shërbejnë për të forcuar aftësinë e transportit. Pas ndërtimit të tyre, numri i aeroporteve në Kinë do të arrijë në 230.
Li, deklaroi se në pesë vitet e ardhshëm, investimet e Kinës për sektorin e aviacionit civil do të jenë mbi 150 miliardë yuanë.
Me këtë rritem, parashikohet që deri në vitin 2015, numri i pasagjerëve do të arrijë në 450 milionë dhe i avionëve civilë, mbi 4500.