Kina ndërton hekurudhë në Nigeri në vlerë 12 miliardë dollarë
Abuja, 21 nëntor - Hekurudha me gjatësi 1 400 kilometra do të bashkojë qytetin kryesor të vendit, Lagos me portin e Calabarit, në juglindje të vendit.
Kina ra dakord që të ndërtojnë një hekurudhë në Nigeri, me vlerë 12 miliardë dollarë, njoftoi sot media shtetërore kineze.
Hekurudha me gjatësi 1 400 kilometra, që do të ndërtohet nga kompania shtetërore kineze China Railway Construction Corp do të bashkojë qytetin kryesor të vendit, Lagos me portin e Calabarit, në juglindje të vendit.
Kjo është marrëveshja me vlerën më të madhe të nënshkruar ndonjëherë nga Kina në fushën e infrastrukturës jashtë vendit, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
Kina ka investuar shumë edhe në naftën dhe telekomunikacionin e vendit afrikan.