Kina ndërton avionin e parë për pasagjerë
Pekin, 17 nëntor - Kina paraqiti avionin e parë për pasagjerë të ndërtuar në vend, që do të konkurojë në tregun botëror me dy gjigandë perëndimorë të aviacionit.
Korporata kineze e Avionëve e paraqiti sot variantin fillestar C-919 në qytetin jugor Xhu-hai. Kompania bëri të njohur se kishte nëshkruar porosi për shitjen e mbi 100 avionëve të tipit C-919 nga tre linja ajrore të brendshme kineze.
Avioni i ri ka 100 vende. Ai do të jetë një alternativë për avionët e prodhimit evropian Airbus A-320 dhe ata amerikanë Boing-737.
Korporata kineze thotë se prova e parë e fluturimit të avionit do të jetë më 2014 dhe ai do të dale në treg dy vjet më vonë.