Kina me 154 milionë automjete

Pekin, 28 janar - Administrata e Transportit e Kinës, njoftoi se deri në fund të vitit 2014, numri i automobilave në Kinë arriti në 154 milionë ndërsa numri i shoferëve i kaloi 246 milionët.
Numri i përgjithshëm i automjeteve në Kinë arriti në 117 milionë, ku 105 milionët prej tyre janë private duke zënë 90.16% të numrit të përgjithshëm. Ndër 100 familje kineze, mesatarisht 25 prej tyre kanë një automjet privat. Në Pekin arrin deri në 63.
Në pesë vitet e fundit, numri i automjeteve në Kinë u rrit mesatarisht për vit me rreth 15 milionë ndërsa numri i shoferëve u rrit çdo vit me 20.57 milionë veta.