Kina hap linjë të trenave të shpejtë
Pekin, 26 dhjetor - Kina ka hapur linjën e trenave të shpejtë që lidh kryeqytetet e provincave Ksinjiang dhe Gansu.
Linja hekurudhore Lanxin është afro 1,800 kilometra e gjatë, ndërsa trenat e saj do të udhëtojnë me një shpejtësi maksimale prej 250 kilometrash në orë.
Në vitin 2017, pritet të përfundojë një tjetër linjë me shpejtësi të lartë që do të lidhë Pekinin me kryeqytetin e provincës Gansu, Lanzhou.
Kjo linjë pritet ta shkurtojë kohën e udhëtimit midis kryeqytetit kinez dhe kryeqytetit të Ksinjiangut, Urumki, nga 41 orë sa është tani, në 16 orë.