Kina, Gjermania, Kuvajti e Kosova të interesuara për Portni e Shëngjinit
Tiranë, 15 shtator - Porti i Shëngjinit shihet si një nyje lidhëse shumë e rëndësishme për Ballkanin në të ardhmen.
Projekti për zgjerimin e tij ka ngjallur interes të madh tek shtete si Kina, Gjermania, Kuvajti apo Kosova.
Në bazë të projektit parashikohet që porti aktual të përdoret për anije dhe jahte turistike ndërsa pjesa e përpunimit të mallrave do të zhvendoset disa kilometra.
Aktualisht ky port ka kapacitete shumë të ulta përpunuese të cilat llogariten deri në 300 mijë ton në vit. Në portin e Shëngjinit përpunohen kryesisht materiale ndërtimi si çimento, tulla dhe tjegulla.
Ndërkohë që në bazë të projektit të synohet edhe rritja e aftësisë përpunuese të mallrave.
Kosova është vendi që ka afërsi më të madhe gjeografike me Portin e Shëngjin por që marrëdhënia me biznesin e këtij vendi është 0 pasi nuk ka aftësi përpunuese.
Projekti i përzgjedhur për portin e Shëngjinit parashikon ta transformojëatë në portin e 2 më të madh në Mesdhe duke i dhënë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomisë shqiptare.