Kina fuqi globale e hapësirës ajrore
Pekin, 24 prill - Kina synon të bëhet një fuqi globale e hapësirës ajrore deri në vitin 2030.
Xu Dazhe, drejtor i Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës, ka deklaurar në një konferencë për shtyp mbajtur nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit, Xu theksoi se Kina, si një vend i madh ndjek zhvillimim e hapësirës ajrore dhe synon të bëhet një fuqi e vërtetë e saj në 15 vitet e ardhshëm, falë objektivit të planit të 13-të 5 vjeçar për zhvillimin e hapësirës ajrore.
\"Kina do të realizojë projektet aerospaciale deri në vitin 2020, përfshirë programet e menaxhimit të hapësirës, provat hënore, Sistemin Satelitor të Navigimit BeiDou dhe programin satelitor të vëzhgimit Gaofen\", tha Xu.
Ai premtoi se Kina do të hartojë këtë vit planin e 13-të 5 vjeçar (2016-2020) për zhvillimin e hapësirës ajrore dhe të shkencës hapësinore .