Kina fillon ndërtimin e tunelit rrugor më të lartë në botë
Pekin, 2 qershor - Distanca midis provincës Sichuan dhe Tibetit do të shkurtohet pasi autoritetet kanë vendosur ndërtimin e një tuneli në malin Queer. Tuneli filloi të ndërtohet më 1 qershor. Ai është tuneli i autostradës më të lartë në botë mbi nivelin e detit.
Tuneli në malin Queer ka një gjatësi prej afro 7 kilometrash. Ai është pjesë e autostradës Sichuan-Tibet, rrugë kryesore e trafikut ndërmjet Tibetit dhe krahinave kontinentale të Kinës. Vitet e fundit, me rritjen e komunikimit midis Tibetit dhe Sichuan-it, cilësia e autostradës e Malit Queer u dobësua vit pas viti.
Për këtë arsye, Kina planifikon të investojë 1.12 miliardë juanë (afro 172 milionë dollarë) brenda 5 vjetësh për ndërtimin e këtij tuneli në autostradë.
Sipas parashikimit, periudha e ndërtimit të tunelit do të jetë 4 vjet. Pas ndërtimit të tunelit, rruga do të shkurtohet me 22 kilometra, duke u kursyer afro 2 orë shoferëve që kalojnë në këtë rrugë.