23 Dhjetor 2024

Kina, e para në botë për gjatësinë e hekurudhave

Pekin, 5 dhjetor - Gjatësia e përgjithshme e hekurudhave elektrike kineze ka tejkaluar 48 mijë kilometrat, duke e renditur Kinën si vendin e parë në botë, bën të ditur EEB.

Një prej linjave me gjatësi prej 921 km lidh qytetin e Harbinit me Dalianin.

Kjo linjë është gjithashtu linja më e shpejtë hekurudhore në rajonet me temperatura tejet të ulëta.

Wang Zuoxiang, shefi i departamentit të teknologjisë pranë EEB-së, shprehet se vendi nisi ndërtimin e hekurudhave elektrike në vitin 1958 dhe në mbi gjysmë shekulli, gjatësia e përgjithshme ka kaluar atë të Rusisë, vendi i cili renditej i pari në botë për gjatësinë e hekurudhave elektrike.

Ekzistojnë 68 vende dhe rajone në botë, të cilat kanë hekurudha elektrike. Pas Kinës vjen Rusia me 43,300 km dhe më pas Gjermania me 21,013 kilometra, e ndjekur nga India me 18,810 kilometra, Japonia dhe Franca.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)